Çmimi i arit ka arritur një nivel të ri rekord teksa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes pasigurisë ekonomike globale.
Çmimi i arit në treg ka arritur në 3,508.50 dollarë për ons (28 gramë) herët të martën, duke vazhduar trendin e tij në rritje këtë vit.
Metali i çmuar shihet si një aset më i sigurt për investitorët gjatë kohërave të pasigurisë ekonomike, dhe çmimi i tij nisi të rritej më herët këtë vit pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi për tarifa gjithpërfshirëse që kanë shqetësuar tregtinë globale.
Analistët thonë se çmimi është rritur gjithashtu nga pritjet se banka qendrore e SHBA-së do të ulë normën e saj bazë të interesit, duke e bërë arin një perspektivë edhe më tërheqëse për investitorët.
Adrian Ash, drejtor i kërkimit në BullionVault, i ka thënë BBC-së se rritja e çmimeve të arit gjatë muajve të fundit është në të vërtetë për shkak të Trumpit dhe "asaj që ai i ka bërë gjeopolitikës dhe asaj që ai i ka bërë tregtisë globale".
“Ishin zgjedhjet në SHBA vitin e kaluar që i vunë flakën kësaj”, ka thënë ai.