Njohja e shtetit palestinez është kryesisht simbolike, por me rëndësi politike, shkruan BBC.
Ka për qëllim të dërgojë një mesazh të fuqishëm – se e vetmja rrugë për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme është përmes një zgjidhjeje me dy shtete, një shtet palestinez krahas atij izraelit.
Kur një fuqi evropiane si Franca e ndërmerr këtë hap, e thekson të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje dhe, për disa, ringjall shpresën që po venitet se aspirata e tyre shumëvjeçare mund të realizohet një ditë.
Por, qeveria aktuale e Izraelit është e vendosur – shteti palestinez nuk është në plan.
Lëvizja e Francës, që vjen pas asaj të Spanjës, Norvegjisë dhe Irlandës, ka forcuar kundërshtimin e Izraelit dhe ka shtuar kërcënimet për aneksimin e Bregut Perëndimor – territor i cili parashihet të jetë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez.
-
Franca e zyrtarizon njohjen e Palestinës
-
The Guardian: Konferenca për njohjen e shtetit palestinez ka devijuar nga qëllimi fillestar
-
Macron: Franca do t’i ndihmojë palestinezët ta hartojnë kushtetutën për shtetin e ardhshëm
- Kosova dhe Palestina
-
Kush e ka njohur Palestinën si shtet dhe pritet ta njohë sot