Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dalë kundër Francës për vendimin për njohjen e Palestinës si shtet.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka konsideruar të pamatur këtë vendim. Ndërkohë, që ka thënë se është “shuplakë fytyrës” për viktimat e 7 tetorit. Ai nuk ka përmendur katastrofën humanitare në Gaza apo viktimat civile palestineze.
“SHBA-ja fuqishëm e kundërshton planin e Emmanuel Macronit për ta njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky vendim i pamatur vetëm sa i shpërben propagandës së Hamasit dhe e pengon paqen. Është shuplakë fytyrës për viktimat e 7 tetorit”, ka shkruar Rubio në X.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, të enjten ka njoftuar për vendimin e Francës. Ai ka theksuar se do ta formalizojë njohjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.
“Urgjenca sot është që lufta në Gazë të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, ka deklaruare ai.
Palestinezët po përballen me uri ekstreme aktualisht. Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare kanë shfaqur civilë në gjendje tepër të rëndë, ndërkohë që vazhdimisht është bërë thirrje që Izraeli të lejojë futjen e ushqimit.
-
Franca e zyrtarizon njohjen e Palestinës
-
Vendimi i Macronit për të njohur shtetin palestinez në shtator zemëron Izraelin dhe SHBA-në
-
Macron: Franca do ta njohë Palestinën si shtet
-
Macron: Franca do t’i ndihmojë palestinezët ta hartojnë kushtetutën për shtetin e ardhshëm
-
Meloni tregon se kur mund ta njohë Italia Palestinën