Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Cikloni më i fuqishëm në 14 vjetët e fundit godet Australinë

Një ciklon i fuqishëm goditi Australinë Perëndimore. Edhe pse pritej një stuhi e kategorisë 5 dhe vendosi rekord të shpejtësisë së erës, zonat e populluara u kursyen nga dëme të mëdha, shkruan BBC të premten.

Stuhia është reduktuar në një stuhi të kategorisë 3, por paralajmërimi i kuq mbetet në fuqi për disa komunitete në brendësi.

Cikloni i fortë tropikal Ilsa goditi shtetin pranë Port Hedland, qendra më e madhe e eksportit të mineralit të hekurit në botë, pak para mesnatës.

Cikloni është më i forti që ka goditur rajonin në 14 vjetët e fundit.

Kryetari i bashkisë së Port Hedland, Peter Carter e përshkroi zhurmën e erës që goditi qytetin si “shumë të frikshme dhe të pazakontë” dhe “si një tren mallrash”.

Edhe Australia Perëndimore përgatitet për ciklonin më të fuqishëm në 14 vjetët e fundit Botë Australia Perëndimore përgatitet për ciklonin më të fuqishëm në 14 vjetët e fundit

“Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar dhe e gjithë infrastruktura kritike është e padëmtuar nga cikloni”, ka thënë shefi i zjarrfikësve.

Byroja e Meteorologjisë (BOM) ka thënë se stuhia do të dobësohet më tej gjatë natës së së shtunës.