Banorët kanë filluar të evakuojnë shtëpitë dhe bizneset pasi cikloni i parë tropikal i sezonit parashikohet të kalojë bregun verilindor të Australisë të mërkurën.
Cikloni tropikal Jasper, i cili u intensifikua në kategorinë 2, pritej të sjellë shira të dendur, përmbytje dhe erëra shkatërruese, thanë autoritetet.
Cikloni pritet të kalojë vijën bregdetare pranë qytetit verior të shtetit Queensland të Port Douglas në veri të Cairnsit gjatë së mërkurës.
Laura Boeke e Byrosë së Meteorologjisë ka deklaruar se priten erëra deri në 140 kilometra në orë teksa cikloni i afrohet bregut.
Qendrat e evakuimit janë ngritur në Port Douglas, Cairns dhe Cooktown, raportojnë mediat lokale.
Artikuj të ngjashëm
-
Një e vdekur dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet në Australi
-
Përmbytje në Australi: Shtëpi të përmbytura e krokodilë nëpër rrugë
-
Cikloni më i fuqishëm në 14 vjetët e fundit godet Australinë
-
Australia Perëndimore përgatitet për ciklonin më të fuqishëm në 14 vjetët e fundit
-
Australia përvëlohet nga nxehtësia, temperaturat drejt rekordit historik