Botë

Përmbytje në Australi: Shtëpi të përmbytura e krokodilë nëpër rrugë

Përmbytjet në veri të Queenslandit kanë bërë që një qytet i tërë të evakuohet dhe njerëzit të bllokohen në një çati spitali. Mijëra janë evakuuar, por të tjerë mbeten të bllokuar, nga ajo që autoritetet presin të jetë përmbytja më e keqe ndonjëherë në rajonin australian.

Moti ekstrem i nxitur nga një ciklon tropikal ka bërë që disa zona të kenë shi sa do të kishte për gjatë një viti. Imazhet tregojnë aeroplanë të zhytur në ujë në aeroportin e Cairns, një krokodil që shihet në mes të një qyteti dhe njerëz që ikin me varka. Deri më tani nuk është raportuar për asnjë vdekje apo të zhdukur.

Reshjet intensive pritet të vazhdojnë edhe për 24 orë të tjera. Qindra njerëz që janë shpëtuar po përballen me shtëpitë e përmbytura, ndërprerje të energjisë elektrike, rrugë të bllokuara dhe pakësim të ujit të pijshëm. Kryeministri i Queensland, Steven Miles i tha Korporatës Australiane të Transmetimeve se fatkeqësia natyrore ishte “më e keqja që mund ta kujtonte”. / BBC