Furnizimi me energji i centralit bërthamor të Chernobylit nuk është rikthyer ende, pavarësisht pretendimeve ruse se është rregulluar nga specialistë bjellorusë, tha rregullatori shtetëror i energjisë bërthamore të Ukrainës.
“Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në zonë janë në progres”, tha rregullatori.
Ukraina ka paralajmëruar për një rrezik në rritje të një rrjedhje rrezatimi në Chernobyl, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, pasi një kabllo e tensionit të lartë u shkëput gjatë luftimeve dhe u ndërpre energjia elektrike në central.
Të enjten, Ministria ruse e Energjisë tha se specialistët bjellorusë po rikthenin energjinë dhe se ishte pajtuar që ekipi i riparimit ukrainas të kishte qasje në linjat e energjisë në zonën rreth centralit, raporton Guardian.
Inteligjenca ushtarake ukrainase tha sot, pa dhënë prova të qarta, se ishte “e mundshme” se Rusia po përgatiste një sulm në centralin e Chernobylit “për të cilit, pushtuesit do të tentojnë t’ia kalojnë përgjegjësinë Ukrainës”.
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja ruse ndaj sektorit energjik
-
Kievi në terr, rusët vazhdojnë ta dëmtojnë rrjetin energjetik
-
Rusia vazhdon sulmet mbi objekte të energjisë, Ukraina mbetet pa rrymë
-
Ukraina rikthen energjinë në centralin bërthamor të pushtuar nga Rusia