Autoritetet ukrainase njoftuan të mërkurën se në Kiev sërish janë regjistruar ndërprerje të energjisë elektrike në rrethet Obolonsky, Podilsky dhe Svyatoshynsky, si pasojë e sulmeve ruse.
Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, ndërprerjet e furnizimit me energji do të vazhdojnë pasi trupat ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në sistemin energjetik. Për shkak të mbingarkesave në rrjet, autoritetet ukrainase thanë se në disa zona furnizimi do të ndërpritet me planifikim.
“Janë të mundshme ndërprerjet emergjente të energjisë. Ndërprerjet janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga aksidentet masive të pajisjeve”, u tha nga kompania energjetike, DTEK Kiev.
Tash e disa javë, Rusia po i shkatërron objektet që bëjnë shpërndarjen e rrjetit të energjisë elektrike. Kjo ka nxitur reagimin e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme në sektorin e energjisë
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
600 mijë familje në terr pas sulmit rus në Ukrainë