Sulmet ajrore kanë goditur infrastrukturën kritike në Ukrainën qendrore dhe perëndimore, ndërsa Rusia vazhdon të synojë rrjetin energjetik të vendit.
Vendet në jug dhe perëndim të Kievit janë goditur dhe janë raportuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin, shkruan BBC-ja.
Zyrtarët ukrainas thonë se shumë raketa lundrimi ruse janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Pothuajse një e treta e termocentraleve të vendit janë shkatërruar në një valë sulmesh ajrore që nga e hëna e javës së kaluar.
Të shtunën, zyrtarët ukrainas thanë se "infrastruktura kritike" ishte goditur në rajonin Cherkasy, në juglindje të kryeqytetit Kiev. Një zjarr i madh është raportuar në afërsi të qytetit të Smilës.
Ka pasur ndërprerje edhe në Khmelnytskyi, më në perëndim. Sulmet ajrore dhe ndërprerjet e energjisë janë raportuar gjithashtu nga Odesa në jug deri në Rivne dhe Lutsk në veri-perëndim.
Edhe
Zelensky: Sulmet ruse lënë 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë
Operatori kombëtar i energjisë elektrike, Ukrenergo, tha se do të kufizonte furnizimin në disa rajone, duke përfshirë Kievin.
Sulmet e së shtunës mund të kenë shkaktuar më shumë dëme sesa bombardimet intensive në fillim të këtij muaji, shtoi operatori.
-
Rreth 1.700 ndërtesa pa ngrohje në Kiev pas sulmit rus me raketa dhe dronë
-
Sulmi rus e zhyt Kievin në të ftohtë, kërcënon objektet e lidhura me energjinë bërthamore
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike