Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Çdo parashikim ekonomik rrezikon të dështojë me një lëvizje të Putinit

Rusia po përballet me dështim të madh financiar. Vendosja e sanksioneve nga Perëndimi ka çuar në rënie rekorde të rublës, duke tronditur tregjet ruse.

I gjithë Perëndimi po synon me masa ekonomike t’ia prishë planet presidentit rus, Vladimir Putin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës. Shtëpia e Bardhë po synon ta bllokojë çdo ide të Putinit me krizë të thellë ekonomike.

Por pyetja që vjen në këtë kohë: Si do të përgjigjet Putini në këtë valë?

Në Perëndim është ngritur shqetësimi se Putini pos që do ta përdorë gazin natyral nga i cili varen shumë shtete perëndimore, ka edhe një lëvizje tjetër në dispozicion. Nafta mund të jetë arma tjetër e fuqishme dhe e fshehtë e Putinit.

Furnizimi me karburant në botë veçse nuk po arrinte t’ia dilte përballë kërkesave. Nëse Rusia, si prodhuesi i dytë i naftës në botë me qëllim ndal furnizimin do të çonte çmimet në stratosferë. Dëmi do të ishte i jashtëzakonshëm për klientët në gjithë botën.

JPMorgan ka paralajmëruar shpërthim të çmimit të naftës.

Pos naftës, çmimi do të ngrihej jashtëzakonisht shumë edhe në tregun e gazit.

Edhe Rusia paralajmëron Perëndimin: Sanksionet tona do t’iu lëndojnë Botë Rusia paralajmëron Perëndimin: Sanksionet tona do t’iu lëndojnë

“Do të ishte lëvizje e çmendur nëse Rusia i ndal këto rrjedhje për të shkaktuar dhimbje nëpërmjet rehatisë së vet”, ka thënë Ryan Fitzmaurice, strateg i energjisë në “Rabobank”.

S’ka ende dëshmi që Rusia po e ndal furnizimin me karburante për botën, por është arma që Putini e ka në duar e që ende s’e ka shkrepur.

Arsye se përse s’është shkrepur kjo armë, besohet se është nevoja që Rusia ka për të gjeneruar të hyra më shumë se ndonjëherë më parë./CNN