Raportet e inteligjencës të përpiluara nga policia e Capitolit në Washington pak para kaosit të 6 janarit të vitit 2021, kishin vlerësuar se nuk do të ndodhte dhuna.
Këto raporte ishin përpiluar në këtë formë, ani pse kishte shumë paralajmërime se përkrahësit e Donald Trumpit do të krijonin një situatë të rrezikshme në Washington.
Dokumentet e siguruara nga agjencia e lajmeve “Associated Press” flasin për paqartësi të inteligjencës që qarkullonte mes policëve të Capitolit, pak ditë para 6 janarit kur mijëra përkrahës të Donald Trumpit ia mësynë Shtëpisë së Demokracisë amerikane.
Raporti i inteligjencës tregon se si policia e nënvlerësoi mundësinë e dhunës dhe kaosit nga përkrahësit e ish-presidentit amerikan.
Inteligjenca kontradiktore e krijuar nga zbatimi i ligjit që çoi në trazirat e 6 janarit, ka qenë pjesë e hetimeve të Kongresit në lidhje me përgatitjet dhe reagimin e autoriteteve ndaj turmës protestuese.
Zyrtarët ende nuk kanë sqaruar se si nuk arritën të parashikonin dhe planifikonin situatën për trazirat e 6 janarit.
Edhe
Sean Penn do të jetë regjisor i filmit me Bradley Cooperin për sulmin e Capitolit
Sipas një vlerësimi të Senatit, kishte mungesë të konsensusit për madhësinë e rrezikut që kanosej më 6 janar.
Marshimi i dhunshëm i përkrahësve të Trumpit ishte vlerësuar si pamundur nga zyrtarët që kishin theksuar se ishte e mundur se organizuesit do të mund të protestonin në hapësirën e Capitolit, por nuk kishte asnjë plan për kundërvënie.
Zyrtarët e policisë së Capitolit vazhdimisht janë arsyetuar se nuk kishin inteligjencën specifike ose të besueshme se çfarëdo proteste në Capitol do të mund të rezultonte me një sulm të madh brenda ndërtesës.
-
Senati miraton 70 miliardë dollarë shtesë për zbatimin e politikave të emigracionit të Trumpit
-
Trumpi mbështet Shërbimin Sekret pas sulmit të së shtunës
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Sulmuesi në darkën e Shtëpisë së Bardhë kishte cak zyrtarët e administratës Trump