Nëse krijohet një grafikë për numrin e qytetarëve të vaksinuar për një ditë, Butani ua kalon edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bahrejnit dhe disa vendeve tjera të njohura për vaksinimin e shpejtë të qytetarëve në kohë pandemie.
Këtyre shteteve u ishin dashur muaj të tërë për të intensifikuar fushatat e vaksinimit kundër COVID-19. Por fushata e vaksinimit e Butanit pothuajse ka përfunduar – madje për vetëm 16 ditë. Mbretëria e vogël e Himalajeve, që shtrihet ndërmjet Indisë dhe Kinës ka vaksinuar 93 për qind të popullsisë së rritur prej 27 marsit.
Në përgjithësi, vendi ia ka dalë të vaksinojë 62 për qind të popullsisë prej 800 mijë banorësh. Besohet se fushata e suksesshme është realizuar për shkak të qytetarëve të njohur për vullnetarizmin e tyre, por edhe për shkak të zinxhirit të avancuar të ruajtjes së vaksinave në depo të ftohta.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vendi ka doza të mjaftueshme për mbarë popullsinë.
-
India arrin shifrën e një miliard vaksinave anti-COVID
-
Në Japoni arrin shifra e të vaksinuarve mbi 50 për qind, mund të lehtësohen masat në nëntor
-
Puna e mjekëve indianë për t'i vaksinuar ngurruesit
-
India vaksinoi mbi 8 milionë njerëz për një ditë
-
SHBA-ja ka administruar me 300 milionë doza të vaksinës anti-COVID brenda 150 ditëve