Ish-presidenti amerikan, George W. Bush ka kritikuar mënyrën e sjelljes së presidentit Donald Trump ndaj mediave.
Presidenti i 43-të i SHBA-së, i cili nuk është kursyer nga mediat gjatë tetë vite në Shtëpinë e Bardhë, nuk ndan të njëjtën pikëpamje si pasardhësi i tij që e konsideron median si “armik i popullit amerikan”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vlerësoj se mediat janë thelbësore për demokracinë. Mediat janë të nevojshme, në mënyrë që persona si rasti im duhet të japin llogari”, tha ish-presidenti gjatë një interviste në NBC.
Presidenti i 45-të i SHBA-së, vazhdon me sulme të paprecedentë kundër mediave kryesore amerikane, duke i akuzuar për njëanshmëri dhe burim i lajmeve të rreme.