Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Putini e pa dobësinë e Bidenit

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar presidentin aktual amerikan Joe Biden, duke e quajtur të dobët.

Trump e ka quajtur sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si një gjë të tmerrshme e cila nuk do të kishte ndodhur nën administratën e tij.

Trump thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka bërë dobësinë e Bidenit.

“Nuk beosj se ai ka dashur bëjë këtë fillimisht. Mendoj se ka dashur të bëjë diçka dhe të negociojë dhe u përkeqësua”, ka thënë Trump për Fox News. “Ai pa dobësi – kur vërtetë nisi me dobësinë në Afganistan. Mënyra se si u tërhoqën nga Afganistani. Vërtetë besoj se aty nisi e gjitha”.