Presidenti rus, Vladimir Putin, ka përshëndetur të mërkurën përpjekjet e homolgut të tij amerikan, Donald Trump, për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, duke mbështetur pretendimet e tij të përsëritura se konflikti nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte mbetur në Shtëpinë e Bardhë.
"Nëse Trumpi do të kishte qenë president, konflikti me të vërtetë mund të mos kishte shpërthyer", ka thënë Putin, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPutini ka shtuar se është i hapur për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por ka përsëritur pretendimin e tij se Zelensky ka humbur legjitimitetin e tij pasi siç ka thënë, mandati i tij ka skaduar vitin e kaluar - akuza të hedhura poshtë nga Ukraina dhe aleatët e saj.
Udhëheqësi rus gjithashtu i ka hedhur poshtë paralajmërimet perëndimore për planet e supozuara të Rusisë për të sulmuar vendet e NATO-s si "mashtrime", duke vënë në dukje se shpenzimet ushtarake të aleancës tejkalojnë shumë buxhetin e mbrojtjes së Moskës.
"Nëse vendet e NATO-s duan ta rrisin edhe më shumë buxhetin e tyre ushtarak, kjo është puna e tyre. Por kjo nuk do t'i sjellë dobi askujt. Sigurisht, do të ketë rreziqe shtesë. Por nuk është vendimi ynë, është vendimi i tyre. Unë besoj se është absolutisht irracionale dhe e pakuptimtë. Dhe sigurisht, nuk po vijnë kërcënime nga ne. Është e gjitha absurde”, ka deklaruar Putini.