Shtëpia e Bardhë ka njoftuar të martën se zyrtarët e saj “do të vendosin” se cilat media mund ta mbulojnë rregullisht nga afër presidentin Donald Trump – një thyerje e traditës shekullore ku një grup i mediave të pavarura e kanë përcjellë presidentin për ta mbajtur përgjegjës në emër të amerikanëve.
Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se do të ndërrojnë mediat tradicionale që kanë qenë në grup dhe do të përfshijnë disa shërbime transmetimi. Ajo e ka quajtur këtë ndryshim si modernizim të grupit të mediave, duke shtuar se kjo do të jetë më gjithëpërfshirëse dhe do ta rikthejë “qasjen sërish te populli amerikan” që e zgjodhi Trumpin.
Ekspertët e mediave janë shprehur të shqetësuar me lëvizjen, pasi thanë se presidenti po zgjedh cila media ta mbulojë aktivitetin e tij. Një ekspert ka theksuar se “është lëvizje e rrezikshme për demokracinë”, raportoi AP.
“Ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, në këtë administratë, do të vendosë kush do ta ketë kënaqësinë dhe qasjen e privilegjuar dhe të kufizuar në hapësira si Zyra Ovale”, u shpreh Leavitt.
-
Shtëpia e Bardhë ua mohon qasjen disa prej mediave më të fuqishme
-
Gjykata urdhëron Shtëpinë e Bardhë të rikthejë qasjen për tri mediat e ndaluara
-
Tri media të fuqishme do ta padisin Trumpin pasi ua ndaloi hyrjen në Shtëpinë e Bardhë
-
Trump ua ndalon CNN-it dhe Politicos të hyjnë në Shtëpinë e Bardhë
-
Sulm i armatosur në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë