Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar të enjten gazetarët e mediumeve amerikane “CNN” dhe “New York Times” se po përhapin lajme të rreme, tek ka thënë se ata duhet të largohen nga puna “menjëherë”.
Presidenti amerikan po ashtu i ka akuzuar gazetarët duke iu thënë se janë “njerëz të këqij me qëllime të errëta!!!”.
Ai e ka sulmuar në vazhdimësi CNN-in dhe New York Timesin për raportimin e tyre rreth një vlerësimi paraprak të inteligjencës që vinte në pikëpyetje efektivitetin e bombave amerikane në centralet bërthamore të Iranit.
Që nga atëherë, administrata Trump i ka mohuar këto raportime, teksa sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka këmbëngulur gjatë ditës së enjte (sot) se sulmet ishin “një sukses historik”, duke cituar disa agjenci shtetërore mbi dëmet e shkaktuara në Iran.
-
Trumpi thotë se asetet e ngrira iraniane do të përdoren për të financuar dëmet ndaj anijeve në Hormuz
-
SHBA-ja nis sulmet kundër Iranit
-
Trump: Do ta godasim përsëri fort Iranin sonte
-
Trumpi për armëpushimin me Iranin: Ka marrë fund
-
Trumpi paralajmëron “ta godasë fort” Iranin e po ashtu ta marrë Ishullin Kharg