Një burrë që ka përplasur kamionin për një turmë myslimanësh, pranë një xhamie në veri të Londrës, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Darren Osborne, 48 vjeç, është gjetur fajtor për vrasjen e Makram Ali, 51 vjeç, pas përplasjes së qëllimshme të kamionit për turmën, në qershor të vitit të kaluar.
Gjykatësja e rastit, Cheema Grubb, tha se Osborne, nga Kardifi, ka planifikuar “mision vetëvrasës”, transmeton rel.
“Ky ka qenë sulm terrorist – ke pasur qëllim të vrasësh”, i tha gjykatësja të akuzuarit.
Osborne, i cili është gjetur fajtor për vrasje dhe tentim-vrasje, i tha trupit gjykues: “Zoti ju bekoftë, faleminderit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbështetësi i IS-it dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit britanik
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Zbulohet identiteti i terroristit islamofobik në Londër
-
Sulm terrorist në afërsi të një xhamie në Londër, një i vdekur e disa të lënduar
-
Kanadezi vrau një familje që t’i frikësojë të gjithë myslimanët, thonë prokurorët