Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zbulohet identiteti i terroristit islamofobik në Londër

Është zbuluar edhe identiteti i agresorit të sulmit islamofobik, që shtypi me makinë njerëzit që dilnin nga xhamia në Londër.

Bëhet e ditur se emri i terroristët i cili ndërmori sulmin në Londër në të cilin humbi jetën një person është Darren Osborne.

Mësohet se Darren Osborne është 47-vjeçar dhe babi i 4 fëmijëve.

Osborne me makinën e tij ka lënduar edhe 9 persona të tjerë të cilët ishin duke dalë nga xhamia Finsbury Park pas faljes së namazit të teravive.

Një dëshmitarë okularë bëri të ditur se një mashkull i bardhë shtypi me makinën e tij këmbësorët duke brohoritur se “Do të vras myslimanë”.

Ndërkaq terroriste në fjalë pas sulmit ishte kapur nga qytetarët përreth.