Një kanadez i akuzuar për vrasjen e një familje myslimane në Londër, ka dashur t’i bëjë “të gjithë myslimanët të frikësohen për sigurinë e tyre”, ka dëgjuar një juri.
Prokurorët kanë thënë në argumentet përmbyllëse se Nathaniel Veltman kishte planifikuar të dërgonte “një mesazh brutal”.
22-vjeçari përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një për tentim vrasje, raportoi BBC.
Ai përballet edhe me akuza për terrorizëm, me prokurorët që argumentuan se ai shënjestroi familjes për shkak të besimit të tyre.
Juria tani është duke diskutuar, ndërsa i akuzuari përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
Mbrojtja dhe prokurorët pajtohen se Veltman ishte prapa timonit më 6 qershor 2021, kur një automjet goditi tri gjenerata të familjes Afzaal ndërsa ata po ecnin një mbrëmje.
Edhe
Shpërthen dhuna anti-emigracion në Britani, digjen shtëpi dhe automjete
Veltman është deklaruar i pafajshëm duke thënë se ai vuan nga sëmundje mendore.
Salman Afzaal, gruaja e tij, vajzat e tyre dhe nëna e tij vdiqën në sulm.