Gjatë orëve të vona mbrëmë, në Londër ka ndodhur një sulm i cili dyshohet të jetë terrorist.
Sulmi ka ndodhur në afërsi të një xhamie, me ç’rast një person ka goditur me furgon të bardhë këmbësorët ku mbeti një person i vdekur e të paktën tetë të tjerë janë lënduar, shkruan BBC, transmeton Koha.net.
Policia britanike ka arritur të arrestoj të dyshuarin 48 vjeçar. Ndërsa një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë se i dyshuari para se të sulmonte kishte bërtitur “Do t’i vras të gjithë myslimanët”.
Theresa May e ka cilësuar edhe këtë sulm si “sulm të mundshëm terrorist’.
Sulmi ka ndodhur menjëherë pasi një numër i madh i myslimanëve i kanë kryer lutjet e mbrëmjes.
