Duma e Rusisë ka miratuar Ligjin që dënon me burgim deri në 15 vjet të gjithë ata që publikojnë informacione të rrejshme për aksionet ushtarake.
Ligji i ri është miratuar në kohën kur autoritetet ruse kanë shtypur mediat e lira dhe kritikët që raportuan për pushtimin e Ukrainës. Ligji tani kalon në dhomën e lartë të Dumës, por kjo do të jetë veç formalitet, para se Vladimir Putini zyrtarisht ta nënshkruajë si ligj.
Duma ruse ka bërë të ditur se ligji do të hyjë në fuqi nga e shtuna. Përhapja e informacioneve, të cilat regjimi rus i cilëson si të rrejshme, mund të dënohet deri në tre vjet burgim ose 15 vjet nëse lajmi cilësohet se ka pasur pasoja për shtetin e Rusisë.
Për më pak se dy orë pas miratimit të ligjit, portali i pavarur rus, Znak, ka konfirmuar mbylljen. Është arsyetuar se ligji e ka bërë të pamundur punën e mediave në Rusi.
Të mërkurën, radiostacioni Ekho Moskvy është mbyllur, ndërkaq televizioni i pavarur Dozdh ka ndalur punën për shkak të kërcënimeve me mbyllje nga regjimi i Rusisë.
-
Rusia miraton ligjin kundër përhapjes së informacioneve për ushtrinë, deri 15 vjet burgim
-
Ligji i ri i Putinit, rusët që përhapin lajme të rreme mund të përballen me burgim deri në 15 vjet
-
Rusia miraton ligjin për konfiskim të aseteve të atyre që dënohen për diskreditim të ushtrisë
-
Putini i kufizon mediat para zgjedhjeve
-
Dënohet me 8.5 vjet burgim gazetarja ruse që kundërshtoi luftën në Ukrainë