Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian të martën përfunduan hapat e fundit ligjorë për Bullgarinë që t'i bashkohet Eurozonës dhe të përdorë monedhën euro.
Në një seancë të mëparshme në Strasburg, anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan një raport që konfirmonte se Bullgaria përmbush kriteret për miratimin e euros, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti u miratua me 531 vota pro, 69 kundër dhe 79 abstenime.
Bullgaria do të bëhet anëtari i 21-të i Eurozonës. Vendi më i fundit që iu bashkua ishte Kroacia në vitin 2023.
Të shtunën, mijëra protestues të udhëhequr nga grupe qytetare, parti nacionaliste dhe pro-ruse u mblodhën në një shesh qendror të kryeqytetit bullgar Sofje, për të protestuar kundër planeve dhe për të kërkuar një referendum mbi monedhën e re.