Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bullgaria dëbon gazetarin rus pasi e sheh kërcënim sigurie, ai fshihet në ambasadën e Rusisë

Bullgaria ka dëbuar një gazetar rus me pretendimet se ai ka pasur lidhje me aktivitete që paraqisnin kërcënim për sigurinë e vendit.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare ka thënë se Alexander Gatsakut, korrespodent i gazetës ruse “Rossiyskaya Gazeta”, i është hequr drejta e qëndrimit dhe i është ndaluar hyrja në Bullgari dhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian.

Agjencia shtoi se Gatsak u thirr në shtator për ta pranuar urdhrin e dëbimit, dhe nuk u shfaq por u strehua në Ambasadën ruse në Sofje, raportoi AP.

Agjencia ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Jashtme që gazetari të largohet nga vendi. Nuk sqarohet se për çfarë aktivitete dyshohet ai, por thuhet se dëbimi i tij u bë në bashkëpunim të ngushtë me normat dhe vlerat demokratike evropiane.