Sllovenia ka njoftuar të enjten se ka vendosur ta dëbojë një diplomat rus, raporton agjencia sllovene e lajmeve “STA”.
Ministrja e Jashtme sllovene e ka informuar Ambasadën e Rusisë në Lubjanë për vendimin.
Diplomatit rus i janë dhënë shtatë ditë kohë për t’u larguar.
Diplomati rus akuzohet për aktivitete që nuk janë në përputhje me statusin e tij diplomatik. Atij i është thënë se duhet të largohet nga Sllovenia deri më 28 mars.