Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania regjistron 156 vdekje të reja nga COVID-19

Britania ka regjistruar 156 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 20 mijë e 572 persona. Këto shifra janë më të ulëta se ato gjatë së shtunës, ku kishin vdekur 413 persona, shkruan Reuters.

Britania e Madhe deri më tani ka regjistruar 1 milion e 17 mijë të infektuar dhe mbi 48 mijë të vdekur nga pandemia e koronavirusit.