Nëse kryeministri britanik Rishi Sunak ka sukses në miratimin e ligjit që ka prezantuar, do të thotë se një 14-vjeçar sot, kurrë nuk do të jetë në gjendje të blejë ligjërisht cigare në Angli.
Ligji i ri do të ndalonte shitjen e duhanit te të gjithë ata që kanë lindur pas 1 janarit të vitit 2009.
Sunaku ka prezantuar ligjin kundër duhanit në një konferencë të Partisë Konservatore që u mbajt gjatë kësaj jave në Manchester.
Kryeministri ka thënë se çdo vit do të ngrihet mosha për blerje të duhanit.
Ai gjithashtu ka premtuar masa për ta ndalur konsumimin e cigareve elektronike nga të rinjtë.
Edhe
Britania ua ndalon përjetësisht duhanin brezave të ardhshëm
Ngritja e moshës për shitjen e produkteve të duhanit cilësohet si hap vendimtar në planet e shtetit për gjeneratë pa duhan.
Sipas organizatave të shëndetësisë, konsumimi i duhanit është shkaktari më i madh i kancerit në Angli. Dhe nga duhani çdo vit shtrohen në spitale gjysmë milioni njerëz.
-
Britania drejt “brezit pa duhan”, miratohet ligji që ndalon cigaret për të lindurit pas 2008-s
-
Deputetët britanikë votojnë projektligjin që ua ndalon cigaren personave të lindur pas vitit 2009
-
Britania ndalon cigaret elektronike njëpërdorimëshe për shkak të fëmijëve
-
Zelanda e Re miraton ligjin e parë në botë që ndalon duhanin për brezin e ardhshëm