Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sir Keir Starmer, ka sugjeruar se do ta studiojë marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për azilkërkuesit, si pjesë e një qasjeje “më pragmatike” për ta luftuar migracionin, raporton “BBC”. Migrantë me varka po e kalojnë Kanalin Anglez për të arritur në Britani të Madhe.
Duke folur për gazetarët, kryeministri Starmer tha se ka diskutuar për “konceptin” e marrëveshjes gjatë bisedimeve në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Meloni tha se Starmer ka treguar “interes të madh” për skemën e planifikuar, sipas së cilës disa migrantë që shpëtohen në ujërat italiane do të dërgohen në Shqipëri ku do të qëndrojnë derisa të trajtohet kërkesa e tyre për azil.
Starmer po ashtu tha se është i interesuar në modelin e Italisë për t’i paguar disa vende në Afrikë të Veriut për të bërë më shumë për të parandaluar kalimet me anije.
Ai ka thënë se marrëveshjet me Tunizinë dhe Libinë “duket se kanë pasur efekt të madh” që të ndihmojë Italinë të zvogëlojë numrin e ardhjes së migrantëve.
-
Starmer synon ta ndjekë marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët
-
Rama pas takimit me Starmerin: Jemi besnik ndaj Italisë, s’bëjmë marrëveshje emigrantësh me vende të tjera
-
Kosova e gatshme të pranojë azilkërkues nga Britania e Madhe
-
Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm
-
Britania e Franca arrijnë marrëveshje për migrantët e jashtëligjshëm