Mbretëria e Bashkuar përballet me një kërcënim "në rritje" dhe të paparashikueshëm nga Irani dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar komisioni i inteligjencës dhe sigurisë i Parlamentit britanik.
Thirrja vjen teksa janë publikuar rezultatet e një hetimi të madh që shqyrtonte vrasjet dhe rrëmbimet shtetërore iraniane, spiunazhin, sulmet kibernetike dhe programin bërthamor të vendit.
Komisioni, i cili është i ngarkuar me mbikëqyrjen e agjencive britanike të spiunazhit, ka ngritur shqetësim të veçantë për "rritjen e ndjeshme" të komploteve kundër kundërshtarëve të regjimit iranian në Mbretërinë e Bashkuar.
"Irani përbën një kërcënim të gjerë, të vazhdueshëm dhe të paparashikueshëm për Mbretërinë e Bashkuar, shtetasit britanikë dhe interesat e Mbretërisë së Bashkuar", ka thënë Lord Beamish, kryetar i komisionit.
"Irani ka një oreks të lartë për rrezik kur kryen aktivitete ofensive. Irani është aty në të gjithë spektrin e të gjitha llojeve të kërcënimeve me të cilat duhet të shqetësohemi”, ka thënë Beamish.
Komisioni akuzon qeverinë se po përqendrohet në "menaxhimin e krizave" dhe "zjarrfikjen" me Iranin, si dhe në programin e tij bërthamor, në kurriz të kërcënimeve të tjera.
Edhe
Irani paralajmëron Britaninë e Madhe të jetë “shumë e kujdesshme”
Ai thotë se kërcënimi i sigurisë kombëtare nga Irani kërkon më shumë burime dhe një qasje afatgjatë.
Raporti është botuar të enjten si pjesë e hetimit të komitetit mbi çështjet e sigurisë kombëtare që lidhen me Iranin. Ai mbulon ngjarjet deri në gusht 2023, kur komiteti përfundoi mbledhjen e provave.
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
Britania i del në krah SHBA-së për sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit
-
Irani rrit rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të afërt me atë që nevojitet për armë bërthamore
-
MI5 thotë se Rusia dhe Irani qëndrojnë pas rritjes së komploteve vdekjeprurëse në Britani