Qeveria e Britanisë së Madhe ka konfirmuar përforcimin e stafit në procesin e azilit me qëllim që të kthejë mbrapshtë mijëra shqiptarë që kanë arritur në Britani të Madhe nëpërmjet detit. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se 143 mijë aplikacione për azil pritet të shqyrtohen deri në fund të vitit 2023.
Në fillim të vitit të ardhshëm qeveria britanike pritet të prezantojë ligjin që do të pamundësojë qëndrimin e emigrantëve që jashtëligjshëm kanë arritur në Britani. Ndërkaq, në ditët e fundit Britania ka përforcuar sigurinë në Kanalin Anglez duke angazhuar më shumë helikopterë dhe anije të shpëtimit shkaku i vdekjes së katër emigrantëve në ujërat e ftohta të kanalit.
Autoritetet kanë dalë në kanalin mes Britanisë dhe Francës për të shpëtuar anijet e vogla me emigrantë që ia kanë mësyrë ishullit britanik. Mijëra emigrantë kanë shfrytëzuar anijet e vogla për të kaluar Kanalin me shpresën e azilit në Britani të Madhe. Qeveria britanike është në presion të madh që të ndalojë kalimin ilegal të njerëzve që ofrojnë mijëra para për trafikantët.
Mirëpo, numri i njerëzve që nisin rrugëtimin e rrezikshëm ka vazhduar të ngrihet në vitet e fundit. Më shumë se 44 mijë njerëz ia kanë mësyrë Britanisë sivjet, krahasuar me 23 mijë gjatë vitit 2021 dhe 8 mijë e 500 gjatë vitit 2020, ka bërë të ditur qeveria britanike.
-
Refugjatët në Britani do të përballen me 20 vjet pritje për të fituar qëndrim të përhershëm
-
Për pak ditë Britania do të nisë t’i dëbojë drejt Francës emigrantët e paligjshëm
-
Shqiptarët në Britani po “i udhëheqin bandat” nga burgu përmes telefonave
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme
-
OKB: Gati 118 milionë njerëz u zhvendosën për shkak të konfliktit apo persekutimit më 2025