Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rreth një mijë emigrantë u futën në Britani brenda një dite

Gati një mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe të shtunën, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ministria njoftoi se 20 anije me 960 emigrantë u zbuluan duke kaluar Kanalin. Mbi 26.000 njerëz kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla deri më tani këtë vit. Kanë kaluar më shumë se katër muaj qëkur sekretarja e Brendshme britanike zbuloi planet për të dërguar emigrantë në Ruandë për t'i penguar njerëzit të kalojnë Kanalin.

Sipas marrëveshjes, Britania ka në plan të dërgojë disa emigrantë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në Ruandë, derisa kërkesat e tyre për azil do të përpunohen. Nëse aplikantëve u jepet azil, ata do të qëndrojnë në vendin afrikan në vend që të kthehen në Britani.