Britania e Madhe ka konfirmuar se është duke e furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjata veprimi, raporton BBC.
Ukraina kishte bërë kërkesë për raketa për t’i luftuar forcat ruse.
Raketat “Storm Shadow” kanë një rreze veprimi deri 250 kilometra, siç kanë njoftuar prodhuesit.
Armët do t’i japin Ukrainës “mundësinë më të mirë” për ta mbrojtur veten, ka thënë Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace.
Ato lansohen nga aeroplanët luftarakë, kështu që sa më gjatë të jetë rrezja e veprimit aq më larg vijës së frontit mund të qëndrojnë pilotët ukrainas.
Me t’u lansuar, “Storm Shadow” fluturon më ulët për ta evituar detektimin nga radari i armikut, para se të godasë në shënjestër.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania do t'i dërgojë Ukrainës raketa me rreze më të gjatë veprimi sesa ato të SHBA-së
-
Britania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi
-
Rusia thotë se ka rrëzuar dy raketa britanike “Storm Shadow”
-
Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë me raketat britanike “Storm Shadow”
-
Britania vendos – Ukraina e lirë t’i përdorë armët britanike në tokën ruse