Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar të enjten se mbrojtja e saj ajrore ka rrëzuar dy raketa lundrimi “Storm Shadow” të prodhuara nga Britania e Madhe.
Ministria nuk ka dhënë informacione shtesë se kur dhe ku janë rrëzuar raketa, raporton CNN.
Kremlini po ashtu ka refuzuar të komentojë lidhur me sulmin e së enjtes, për të cilin Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se ishte me raketa balistike ndërkontinentale.
Kjo është hera e parë që Rusia sulmon Ukrainën me raketa të tilla që kur ka nisur lufta, në shkurt të vitit 2022.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina godet fabrikën kimike ruse me raketat britanike “Storm Shadow”
-
Ukraina sulmon Rusinë për herë të parë me raketat britanike “Storm Shadow”
-
Rusia lëshon 8 raketa dhe 87 dronë në sulmin e fundit ndaj Ukrainës
-
Rusia lëshon 139 dronë në drejtim të Ukrainës brenda natës
-
Kievi thotë se ka kryer sulmin më të madh ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës