Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania do t'i dërgojë Ukrainës raketa me rreze më të gjatë veprimi sesa ato të SHBA-së

Britania do t'i dërgojë Ukrainës raketa me rreze më të gjatë veprimi sesa ato të SHBA-së

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë raketat e saj të para me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, pavarësisht kërcënimeve ruse për Perëndimin, ka njoftuar të hënën sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

Ai ka thënë se sistemi i raketave “M270”, do të ndihmojë Ukrainën të mbrohet nga Rusia.

Derisa nuk ka konfirmuar se sa armë do të dërgohen, BBC-ja zbulon se Britania ka ndarë tre sosh për fillim.

Vendimi i marrë nga Britania është i koordinuar me SHBA-në, që ka njoftuar javën e kaluar se do të furnizojnë shtetin ukrainas me një sistem raketash me rreze veprim deri ne 70 km.

Sistemi i raketave që do të dërgojë Mbretëria e Bashkuar mund të lëshojë 12 raketa brenda një minute dhe rrezja e veprimit të tyre është më e madhe – 80 km, 10 më shumë sesa ato të SHBA-së.

Edhe Britania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të veprimit Botë Britania furnizon Ukrainën me raketa me rreze të gjatë të veprimit

SHBA-ja do të dërgojë raketa “M142” dhe sistemi i të dyja vendeve është i ngjashëm me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Qeveria e MB-së, ushtria ukrainase do të trajnohet në javët e ardhshme për mënyrën e përdorimit të raketave.

"Këto sisteme të afta raketash do t'u mundësojnë miqve tanë ukrainas të mbrohen më mirë kundër përdorimit brutal të artilerisë me rreze të gjatë, të cilën forcat e Putinit e kanë përdorur për të rrafshuar qytetet”, ka thënë Wallace.

Javën e kaluar Uashingtoni tha se do të furnizojë Ukrainën me katër raketahedhës të shumëfishtë HIMARS, pas marrjes së garancive se ato do të përdoren vetëm për qëllime mbrojtëse dhe jo për të goditur objektivat brenda territorit të Rusisë.

Njëjtë, Kievi zyrtar i ka premtuar edhe Britanisë.

Edhe Britania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi Botë Britania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërcënuar të dielën nëpërmjet transmetuesit publik rus se trupat ruse do të shënjestrojnë objektiva të paparamenduara për t’u qëlluar më parë në Ukrainë, nëse SHBA-ja dërgon raketa me rreze të gjata veprimi.