Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Britania e Madhe: Ushtarët rusë po vuajnë nga mospagesa dhe korrupsioni mes komandantëve

Inteligjenca britanike njoftoi se trupat ruse po vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e moralit dhe e disiplinës në luftime ndaj Ukrainës. Britania e Madhe, në raportin e përditshëm, tha të dielën se ndër ankesat e ushtarëve rusë janë edhe problemet me paga.

“Në ushtrinë ruse, të ardhurat e trupave përbëhen nga një pagë bazë modeste, e përbërë nga shtesa e shpërblime. Në Ukrainë, ka gjasa që ka pasur probleme të mëdha me mosdhënien e shpërblimeve të konsiderueshme luftarake”, u tha në raport.

Inteligjenca e Britanisë theksoi se kjo problematikë mund të jetë si shkak i burokracisë joefikase, statusit të pazakontë ligjor të “operacionit special ushtarak” dhe “njëfarë korrupsioni mes komandantëve”.

“Ushtria ruse ka dështuar t’i sigurojë të drejtat bazë për trupat e dislokuara në Ukrainë, duke përfshirë uniformën e duhur, armët dhe racionet, si dhe pagesën. Kjo pothuajse me siguri ka kontribuuar në shtimin e moralit të brishtë të pjesës më të madhe të forcës”, u tha tutje.