Inteligjenca e Britanisë së Madhe ka bërë të ditur se Rusia nuk ka mundësi t’i arrijë objektivat e synuara me luftë në Ukrainë, krahas rritjes së pagesës për trupat e rekrutuara.
Në raportin e përjavshëm, Britania e Madhe tha se shumë të rekrutuar me grada po paguhen me mbi dymijë euro në muaj, e kjo shumë është mbi 2.7 herë më e madhe se paga mesatare kombëtare në Rusi.
“Ka shumë gjasa që paga dhe përfitimet shtesë të jenë nxitje e fortë për personelin që bashkohet në luftime, veçanërisht për ata nga zonat më të varfra të Rusisë. Megjithatë, Rusia ende s’ka gjasa të përmbushë objektivat e saj për rekrutimin e vullnetarëve”, thuhet në raportin britanik.
Ukraina po vijon me kundërofensivë ndaj caqeve ruse që janë pozicionuar në disa lokacione. Luftimet kryesisht po kryhen nëpërmjet ajrit.
-
Britania e Madhe: Ushtarët rusë po vuajnë nga mospagesa dhe korrupsioni mes komandantëve
-
Rusia ofron para, liron të burgosur dhe josh të huaj për t’i plotësuar trupat e veta në Ukrainë
-
Buxheti i mbrojtjes i Rusisë për vitin 2024 tejkaloi të gjithë Evropën së bashku, thotë studimi
-
Trupa britanike mund të dërgohen në Ukrainë për t’i trajnuar ushtarët
-
Rusia ka përjetuar muajin më të rëndë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, thotë ministri britanik