Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se po heq dorë nga sovraniteti i një grupi ishujsh të largët por strategjikisht të rëndësishëm në Oqeanin Indian, pas më shumë se gjysmë shekulli.
BBC-ja ka raportuar se marrëveshja e dakorduar pas disa vitesh negociata, do të bëjë që Britania e Madhe t'i dorëzojë ishujt Chagos Mauritius, i konsideruar ky si vendim historik.
Këtu përfshihet atoli tropikal i Diego Garcias, i shfrytëzuar nga qeveria amerikane si bazë ushtarake për anijet e saj të marinës dhe avionët bombardues me rreze të gjatë veprimi.
Negociatat u përmbyllën me deklaratën e përbashkët të dy kryeministrave.
Baza mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe do të mbetet në Diego Garcia, faktor kryesor që mundëson që marrëveshja të lëvizë përpara në një periudhë kur rivalitetit gjeopolitike janë në rritje.
Edhe
Britania e Madhe pezullon planin për të hequr dorë nga Ishujt Chagos pas kritikave të Trumpit
“Ky është moment themelor në raportet tona dhe një demonstrim i përkushtimit të qëndrueshëm për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të kryeministrit britanik, Keir Starmer dhe atij të Mauritiusit, Pravind Jugnauth.
Liderët janë zotuar se do të përkushtohen në funksionimin afatgjatë, të sigurt dhe efektiv të bazës aktuale në Diego Garcia, që luan rol jetik në sigurinë rajonale e globale.
-
Trumpi kritikon Britaninë lidhur me vendimin për t’ia dhënë Mauritiusit ishujt Chagos
-
Emaili i Pentagonit për Ishujt Falkland: Sovraniteti për ishujt i përket Britanisë
-
Irani sulmon bazën amerikano-britanike, një nga më të rëndësishmet në botë
-
Britania i jep leje SHBA-së të përdorë bazat ushtarake për operacione në Ngushticën e Hormuzit