Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kritikon Britaninë lidhur me vendimin për t’ia dhënë Mauritiusit ishujt Chagos

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar të hënën vonë Britaninë e Madhe lidhur me marrëveshjen e vendit për t’ia dhënë Mauritiusit ishujt Chagos.

Në një postim në “Truth Social” Trumpi ka shkruar se ky është një akt dobësie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Çuditërisht, aleati ynë "i shkëlqyer" i NATO-s, Mbretëria e Bashkuar, aktualisht po planifikon t'ia japë ishullin Diego Garcia, vendin e një baze ushtarake jetësore amerikane, Mauritiusit, dhe ta bëjë këtë pa asnjë arsye”, ka shkruar Trumpi.

"Nuk ka dyshim se Kina dhe Rusia e kanë vënë re këtë akt dobësie totale. Këto janë fuqi ndërkombëtare që njohin vetëm forcën, prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën udhëheqjen time, tani, vetëm pas një viti, respektohen si kurrë më parë. Dhënia e tokës jashtëzakonisht të rëndësishme nga Mbretëria e Bashkuar është një akt dobësie dhe është një tjetër në një linjë shumë të gjatë arsyesh të Sigurisë Kombëtare pse Grenlanda duhet të blihet”, ka shkruar ai.

Vitin e kaluar, Trumpi ka thënë se do të ishte i përgatitur të mbështeste marrëveshjen e Mbretërisë së Bashkuar për t'ia dorëzuar sovranitetin e ishujve Chagos Mauritiusit.

Mbretëria e Bashkuar ka rënë dakord vitin e kaluar për këtë, duke ruajtur kontrollin e një baze ushtarake Britanike-SHBA në Diego Garcia, ishulli më i madh në territor.

Ishujt janë ndarë nga Mauritiusi në vitin 1965, kur Mauritiusi ishte ende një koloni britanike. Britania i bleu ishujt për 3 milionë funte, por Mauritiusi ka argumentuar se ishte detyruar në mënyrë të paligjshme t'i jepte ato si pjesë e një marrëveshjeje për të fituar pavarësinë.