Presidenti i Bullgarisë shpërndau kuvendin të enjten dhe ka thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare më 2 prill me shpresën për të zgjidhur ngërçin e zgjatur politik dhe vështirësitë e mëdha ekonomike.
Presidenti Rumen Radevon po ashtu ka caktuar një qeveri të përkohshme para zgjedhjeve, e cila do të jetë e pesta në Bullgari për dy vjet, raportoi AP.
Radev e ka riemëruar Galab Donevin për të qenë në krye të kabinetit deri në zgjedhjet e parakohshme.
Lëvizja vjen pasi tri grupet më të mëdha politike në Kuvend dështuan të gjejnë një konsensus të përbashkët për koalicion qeveritar pas zgjedhjeve të fundit të mbajtur në tetor.
Partia GERB e ish-kryeministrit Boyko Borissov fitoi 67 ulëse, më shumë se çdo parti tjetër por pak për mazhorancën në parlamentin me 240 ulëse. Partitë e tjera refuzuan të formojnë aleancë me GERB-in për shkak të pretendimeve për korrupsion dhe dështimit të partisë për të implementuar reforma.
-
Ish-presidenti pro-rus fiton zgjedhjet parlamentare në Bullgari
-
Koalicioni i ish-presidentit Radev projektohet fitues i zgjedhjeve në Bullgari
-
Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 19 prill
-
Parlamenti i Bullgarisë miraton krijimin e qeverisë së përkohshme të vendit
-
Socialistët bullgarë marrin mandatin për ta formuar qeverinë