Brazili do të nisë të jap dozën e tretë të vaksinës anti-COVID në shtator.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit kanë thënë për mediat e huaja, se doza e tretë do të jepet për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta.
Ky shtet po ashtu është i shqetësuar me siç thuhet, nivelin e ulët të vaksinimit, ndërkohë që vendi është duke regjistruar vdekje si pasojë e virusit, më shumë se çdo shtet tjetër në botë, përveç SHBA-së.
Vetëm 26% e popullatës braziliane është vaksinuar me të dy dozat, sipas të dhënave të Our World In Data.
Artikuj të ngjashëm
-
Brazili nis administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-COVID
-
SHBA-ja fillon nga 20 shtatori administrimin e dozës së tretë
-
Bie interesimi për vaksinim me dozën e tretë në SHBA
-
Izraeli heq dorë nga doza e katërt, Omicroni më i lehtë se Delta
-
Studimi britanik propozon dozën e tretë të vaksinës kundër Omicronit