Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë shpalosur planet për administrimin e dozës përforcuese të vaksinës te të gjithë amerikanët, në kohën e ngritjes së numrit të rasteve të infektimit me variantin Delta të koronavirusit.
Plani i përpiluar nga drejtori i Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve parasheh që doza e tretë të jepet tetë muaj pas imunizimit me dozë të dytë të vaksinave “Pfizer” dhe “Moderna”. Procesi do të fillojë së zbatuari nga 20 shtatori. Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe personat e imunizuar me vaksinën njëdozëshe “Johnson & Johnson”, sipas të gjitha gjasave do të kenë nevojë për një dozë shtesë, porse për këtë ende priten rezultatet përfundimtare të studimeve. Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se të dhënat aktuale nuk sugjerojnë se vaksinat shtesë janë të nevojshme. OBSH-ja ka bërë të ditur se qytetarët më të cenuar të vendeve më të varfra të botës duhet që të imunizohen plotësisht, para se të nisë vaksinimi përforcues.
-
SHBA-ja do ta rekomandojë dozën përforcuese të vaksinës, pas tetë muajsh
-
Bie interesimi për vaksinim me dozën e tretë në SHBA
-
Në SHBA autorizohet doza përforcuese edhe për 16-vjeçarët
-
Dozë e tretë dhe dozë përforcuese – cili është dallimi?
-
Brenda pak ditëve do të fillojë administrimi i dozës përforcuese anti-COVID në Kosovë