Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në SHBA autorizohet doza përforcuese edhe për 16-vjeçarët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po zgjerojnë rrethin e njerëzve që mund të marrin dozat përforcuese kundër COVID-19, ashtu që 16 dhe 17-vjeçarët mund të vaksinohet me dozën e tretë të vaksinës së Pfizerit.

SHBA-ja dhe vende të tjera veçse po nxitnin të rriturit të vaksinohen për të forcuar imunitetin, thirrje që u intensifikuan me zbulimin e variantit të ri Omicron.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë autorizimin emergjent për 16 dhe 17-vjeçarët që ta marrin dozën e tretë të vaksinës Pfizer – nëse kanë gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë, raporton AP.

Por, para kësaj kërkohet që Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të rekomandojë formalisht dozat përforcuese për këtë grupmoshë, dhe një vendim pritet shpejtë.

Vaksina e Pfizerit është opsioni i vetëm në SHBA për çdokënd nën 18 vjeç.

Artikuj të ngjashëm