Për shumë njerëz, shkurti është muaji kushtuar festës së kontributit të afro-amerikanëve në një vend ku ata dikur ishin skllavëruar. Por, “Black History Month” ka një alternativë: quhet “Black August”. Festuar së pari në vitin 1979, “Black August” u krijua për të përkujtuar luftën e Jacksonit për çlirimin e afro-amerikanëve
Për Jonathan Peter Jacksonit, i afërm i dy anëtarëve të shquar të “Black Panther Party”, mendimi revolucionar dhe historia e familjes kanë qenë gjithmonë të ndërthurura, veçanërisht në gusht.
Ky është muaji i vitit 1971 kur xhaxhai i tij, “pantera” e famshme, George Jackson, u vra gjatë një kryengritjeje në burgun shtetëror, San Quentin në Kaliforni. Një revolucionar, fjalët e të cilit rezononin brenda dhe jashtë mureve të burgut, ai ishte autor, aktivist dhe udhëheqës i mendimit radikal.
Muaji i ndërgjegjësimit
Për shumë njerëz, shkurti është muaji kushtuar festës së kontributit të afro-amerikanëve në një vend ku ata dikur ishin skllavëruar. Por “Black History Month” ka një alternativë: quhet “Black August”.
Festuar së pari në vitin 1979, “Black August” u krijua për të përkujtuar luftën e Jacksonit për çlirimin e afro-amerikanëve. Pesëdhjetë e një vjet nga vdekja e tij, “Black August” është tani një fushatë dhe festë njëmujore ndërgjegjësuese kushtuar luftëtarëve zezakë të lirisë, revolucionarëve, radikalëve dhe të burgosurve politikë, të gjallë dhe të vdekur.
Përkujtimet vjetore janë përqafuar nga aktivistët e lëvizjes globale, “Black Lives Matter”, shumë prej të cilëve frymëzohen nga luftëtarët e lirisë si Jackson dhe bashkëkohësit e tij.
“Është e rëndësishme ta bëjmë këtë tani, sepse shumë njerëz që ishin në skenën radikale gjatë asaj periudhe kohore, të afërm dhe jo të afërm, të cilët janë si të afërm gjaku, po hyjnë në vitet e tyre të arta”, tha Jonathan Jackson, 51 vjeç, nga Fair Hill, Maryland.
George Jackson ishte 18 vjeç kur u arrestua për grabitjen e një pompe benzine në Los Anxhelos në vitin 1960. Ai u dënua me dënim të papërcaktuar prej një viti deri në përjetësi dhe e kaloi dekadën e ardhshme në burgjet Soledad dhe San Quentin të Kalifornisë, pjesa më e madhe e saj mbylljeje në vetmi.
Ndërsa ishte i burgosur, Jacksoni filloi t’i studionte fjalët e teoricienëve revolucionarë, si Karl Marxi dhe Vladimir Lenin, të cilët mbronin ndërgjegjësimin e klasës, sfidimin e institucioneve dhe përmbysjen e kapitalizmit përmes revolucionit. Udhëheqësit themelues të “Panthers”, duke përfshirë Huey P. Newton dhe Bobby Seale, u frymëzuan gjithashtu nga Marxi, Lenini dhe udhëheqësi komunist kinez, Mao Tse-tung.
Letra nga burgu
Jacksoni u bë lider në lëvizjen për të drejtat e të burgosurve. Letrat e tij nga burgu drejtuar njerëzve të dashur dhe mbështetësve u përmblodhën në librat më të shitur “Soledad Brother” dhe “Blood in My Eye”.
I frymëzuar nga fjalët e tij dhe i irrituar me situatën e tij, vëllai më i vogël i Georget, Jonathan, nisi një kontroll në Gjykatën e Lartë të Qarkut, Marin, në Kaliforni në vitin 1970. Ai liroi tre të burgosur dhe mbajti peng disa punonjës të gjykatës, në përpjekje për të kërkuar lirimin e vëllait të tij dhe dy të burgosurve të tjerë, të njohur si “Vëllezërit Soledad”, të cilët u akuzuan për vrasjen e një oficeri korrektues. Jonathan u vra ndërsa u përpoq të arratisej, megjithëse është e diskutueshme nëse ai u vra në një shkëmbim zjarri në sallën e gjyqit ose u qëllua për vdekje teksa po largohej me pengje.
George u vra më 21 gusht 1971, gjatë një kryengritjeje në burg. Të burgosurit në burgun San Quentin, filluan të përkujtojnë zyrtarisht vdekjen e tij në vitin 1979 dhe prej andej lindi Gushti i Zi.
“Sigurisht që do të dëshiroja që më shumë njerëz të dinin për shkrimet e Georget (dhe) të dinin për sakrificën e babait tim në atë ditë fatale të gushtit”, tha Jonathan Jackson, i cili shkroi parathënien e “Soledad Brother” në fillim të viteve ‘90, pak pasi u diplomua nga kolegji.
Përktheu: Forca Jashari