Bjellorusia ka nisur stërvitjet ushtarake të martën në rajonet me kufi me Ukrainën, Lituaninë dhe Poloninë, thuhet në njoftimin bjellorus.
Siç ka raportuar mediumi britanik TheGuardian, stërvitja treditore në rajonet Gomel dhe Grodno synojnë të stërvitin oficerët dhe trupat e mbrojtjes territoriale. Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë ka thënë se këto stërvitje ushtarake po bëhen edhe për mënyrën e reagimi “në rast se ligji ushtarak hyn në fuqi”.
Bjellorusia është aleati më i afërt i Rusisë dhe territori i saj ishte shfrytëzuar për t’u dërguar trupa në Ukrainë.
Kjo nuk është hera e parë që Bjellorusia kryen stërvitje pranë Ukrainës dhe pranë dy vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
-
Rusia dhe Bjellorusia nisin stërvitje ushtarake të përbashkëta, alarmohet Perëndimi
-
Kina dhe Bjellorusia nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake pranë kufirit polak
-
Rusia zhvendos raketat me kapacitet bërthamor "Oreshnik" në Bjellorusi
-
Ushtarakët amerikanë vëzhgojnë nga afër stërvitjet luftarake Rusi-Bjellorusi
-
Bjellorusia shton prezencën ushtarake në kufi me Ukrainën