Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bjellorusia dërgon më shumë trupa në kufi me Ukrainën

Bjellorusia është duke dërguar më shumë ushtarë në kufi me Ukrainën, ka thënë presidenti Alexander Lukashenko për agjencinë e lajmeve Belta, të martën.

“Ata janë të trajnuar dhe mund të ndalin secilin provokim dhe çfarëdo aksioni kundër Bjellorusisë”, ka thënë ai.

Ai më herët ka thënë se forcat e tij nuk do të bashkohen me trupat ruse në pushtimin e Ukrainës.

Lukashenko, i cili është një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, ka thënë se "ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë në aksione ushtarake dhe kurrë nuk ka marrë pjesë".