Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka dhënë një deklaratë shprese në blogun e tij personal sa i përket pandemisë COVID-19.
Me titullin “Arsyet për optimizëm pas një viti të vështirë”, Gates ka shkruar se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022.
“Shpresoj se fundi ka ardhur më në fund. Mund të jetë marrëzi të bësh një parashikim tjetër, por mendoj se faza akute e pandemisë do të përfundojë diku në vitin 2022”, ka shkruar një ndër njerëzit më të pasur në botë.
Filantropi amerikan është akuzuar gjerësisht në rrjetet sociale nga njerëzit që i besojnë teorive konspirative se ai ka lidhje me atë çfarë është duke i ndodhur botës nga COVID-19.
COVID-19 për herë të parë u shfaq në nëntor të vitit 2019 në Wuhan të Kinës.
-
Gates parasheh që bota t’i kthehet normalitetit nga fundi i vitit 2022
-
Bill Gates do ta falë pasurinë deri në fund të vitit 2045
-
Bill Gates del pozitiv për COVID-19
-
Gates: Vdekjet nga COVID-19 mund të bien nën nivelet e gripit në mesin e vitit 2022
-
Gates: Bota do t’i kthehet normalitetit nga fundi i vitit 2022