Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Bie popullariteti i Macronit në Francë

Nëse në vendet e tjera të Europës konsiderohet një fenomen i vërtetë politik, në atdheun e tij popullariteti i Presidentit francez ka humbur 10 pikë përqindje në vetëm një muaj.

Sipas nje sondazhi të “Ifop”, e të publikuar nga “Le Journal du Dimanche”, mbështetja për Emanuel Macron ra nga 64 në 54 përqind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është paraqitja e dytë më e dobët në historinë e presidentëve francezë. Më keq se ai, sipas së përjavshmes, ka qenë vetëm Jacques Chirac në vitin 1995. Në tre muaj Macron ka humbur 8 përqind.

62 përqind e francezëve ishin entuziastë për të në fillim të mandatit, duke u rritur në 64 përqind muajin në vijim.

Barometri i realizuar nga “Ifop” për “Le Journal du Dimanche” analizon popullaritetin e çdo presidenti nga 1958.

Sigurisht që Macron nuk është i vetmi lider francez që ka përjetuar një rënie të mbështetjes në muajt e parë të mandatit. Në 1966, Charles de Gaulle ra me 5 pikë përqindje në 3 muaj, ndërsa Francois Mitterrand përjetoi një rënie të popullaritetit pas zgjedhjes së parë në 1981-shin, nga 54 në 47 përqind.

Edhe përkrahja për paraardhësin e Macron, Francois Hollande rrëshqiti nga 61 në 56 përqind në tre muaj.

Por i vetmi ngushëllim i vërtetë për Macron mbetet Jacques CHirac, i cili pa rënien më të madhë të mbështetjes në historinë franceze; pas 3 muajsh në detyrë, mbështetja për të ra nga 59 në 39 përqind.