Numrat e hospitalizimit nga COVID-19 kanë rënë në shkallën e tyre me të ulët që nga ditët e para të pandemisë, duke ofruar mundësi për një pushim të nevojshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe pacientët pas rritjes së Omicronit.
Numri i pacientëve të shtrirë në spital me koronavirus ka rënë më shumë se 90% në më shumë se dy muaj, e disa spitale tashmë po i kalojnë ditët pa asnjë pacient të vetëm me COVID-19 në kujdesin intensiv që nga fillimi i vitit 2020.
Tani shtretërit e liruar pritet t’i ndihmojnë spitalet e stafin e rraskapitur t’i trajtojnë më shpejt pacientët pa COVID-19 dhe t’i ulin kostot e fryra. Më shumë anëtarë të familjes tani mund t’i vizitojnë të afërmit, kurse mjekët shpresojnë të shohin një korrigjim nga lëshimet që janë bërë në vizitat pediatrike, kontrollet vjetore dhe ekzaminimet e kancerit.
“Të gjithë duhet të jemi të lumtur që numri i njerëzve me COVID-19 dhe i atyre në njësitë e kujdesit shëndetësor është më i ulët”, ka theksuar epidemiologu i Universitetit të Floridës Jugore, Jason Salemi.
Vendi “ka paguar çmim të lartë për të arritur në këtë fazë”...”shumë njerëz u sëmurën e shumë të tjerë vdiqën”, është shprehur ai.
Edhe
COVID-19, ngrihet numri i hospitalizimeve në SHBA
Hospitalizimet janë tani në pikën e tyre më të ulët që nga vera e vitit 2020, kur të dhënat kombëtare gjithëpërfshirëse u bënë të disponueshme për herë të parë. Numri mesatar i personave të hospitalizuar me COVID-19 në javën e fundit në mbarë vendin ra në 11.860 që nga viti 2020 dhe një rënie e madhe nga kulmi prej më shumë se 145.000 i vendosur në mes të janarit. Niveli më i ulët i mëparshëm ishte 12.041 qershorin e kaluar, para se varianti delta të vinte në fuqi.
Trendi optimist është gjithashtu i qartë në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv, që ka rënë në më pak se 2.000, sipas Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA.
“Kemi filluar të marrim frymë”, ka thënë dr. Jeffrey Weinstein, oficeri i sigurisë së pacientëve për sistemin spitalor Kettering Health në Ohion perëndimore.
Pacientët me COVID-19 kishin mbushur 30% të gati 1.600 shtretërve spitalorë të Kettering health në janar, ka shpjeguar Weinstein. Tetë spitalet e Ketteringut tani kanë mesatarisht dy deri në tre pranime me raste të COVID-19 – nganjëherë edhe zero.
Teksa Salemi ka bërë të ditur që kjo është një kohë e mirë që sistemi i rraskapitur i kujdesit shëndetësor të marrë frymë, ai ka paralajmëruar se komuniteti i shëndetit publik duhet ta mbajë një sy nga nënvarianti BA.2 i Omicronit, i cili po e shton numrin e të hospitalizuarve në Britani dhe tani vlerësohet se po përbën më shumë se gjysmën e infeksioneve në SHBA.
“Me gjasë, po i zbulojmë infeksionet e vërteta më shumë se në çdo kohë tjetër gjatë pandemisë”, ka theksuar Salemi.
Të paktën tani për tani, shumë spitale po i vënë re shifrat e ulëta.
Të enjten, në Kaliforni, UC Davis Health ka postuar në Twitter se njësia e kujdesit intensiv nuk kishte asnjë pacient me COVID-19 për dy ditë radhazi, gjë që ka ndodhur për herë të parë në dy vjet.
Edhe
SHBA-ja thyen rekordin e të hospitalizuarve me COVID-19
“Pacienti i parë me COVID-19 ka mbërritur në njësitë tona të kujdesit intensiv në shkurt të vitit 2020 dhe që atëherë njësia ka trajtuar të paktën një individ pozitiv për çdo ditë që nga ajo kohë, për të paktën 761 ditë rresht”, ka bërë të ditur sistemi spitalor.
Toby Marsh, shefi i shërbimeve të infermierisë dhe kujdesit për pacientët, është shprehur në një deklaratë se ata shpresojnë që numrat “të jenë tregues të një ndryshimi të qëndrueshëm”.
Në Filadelfia, pacientët po shpenzojnë më pak kohë në Sistemin Shëndetësor të Universitetit Temple, sepse nuk ka më mbetje për MRI, skanime CT dhe teste laboratorike, ka njoftuar dr. Tony Reed, zyrtari kryesor mjekësor.
Tri spitalet e Temple Health kishin gjashtë pacientë të rritur COVID-19 të enjten, me gjasë numri më i ulët i pacientëve që nga marsi 2020, ka bërë të ditur Reed.
Gjatë përhapjes së Omicronit, pacientët pritën deri në 22 orë për një MRI rutinë, e cila zakonisht bëhet brenda 12 orëve. Pritjet më të gjata prekën ata që erdhën me probleme në ecje - dhe me shumë dhimbje - për shembull, për shkak të një hernie diskale që shtrëngonte nervin e tyre shiatik.
“Askush nuk dëshiron të qëndrojë në spital një ditë më shumë sesa duhet”, ka spikatur Reed.
Zbrazja e shtretërve po ndihmon gjithashtu pacientët në zonat rurale, ka vënë në dukje Jay Anderson, shefi operativ për Qendrën Mjekësore Wexner të Ohio State në Columbus. Gjatë rritjeve, spitali u përball me sfida duke pranuar njerëz nga spitalet komunitare që kishin nevojë për kujdes të shtuar për tumoret e trurit, kancerin e avancuar dhe sulmin në tru. Kjo barrë tani po hiqet.
Vizitorët gjithashtu do të kthehen në numër më të madh, duke filluar nga e marta. Shteti i Ohajos nuk do t’i kufizojë më pacientët në dy mysafirë të caktuar, të cilët mund të hynë vetëm veçmas.
Edhe
Rikthehet bartja e maskave në disa spitale në SHBA për shkak të COVID-it
“Pacientët shërohen më mirë kur familja dhe të dashurit e tyre janë aty”, ka thënë Anderson.
Mjekët, infermierët dhe terapistët e frymëmarrjes po marrin gjithashtu pushimin e nevojshëm.