Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do ta vizitojë New Yorkun dhe New Jerseyn të martën për të shikuar katastrofën e shkaktuar javën e kaluar nga uragani Ida, që ka lënë 57 të vdekur e katër ende janë të zhdukur në lindje të SHBA-së.
Biden do të udhëtojë në Queens të New York Cityt dhe në Maanville të New Jerseyt.
Ai ka aprovuar deklarimin e shpalljes së gjendjes së katastrofës për Louisianan që u godit nga Ida më 29 gusht, dhe për New Yorkun e New Jerseyn, që u përballën me shi të madh dhe me vërshime të shumta.
Shpallja e gjendjes së katastrofës kualifikon shtetet për ndihmë federale për riparim e rindërtim.
Artikuj të ngjashëm
-
Bideni i alarmuar nga katastrofat, bën thirrje për ashpërsim të betejës
-
New Yorku shpall gjendje emergjente pas goditjes nga stuhia “Ida”
-
Konfirmohet edhe viktima e dytë në SHBA nga uragani Ida, dhjetramijëra pritet të mbesin me javë pa rrymë
-
Bideni viziton Floridan për të parë nga afër dëmet e uraganit Milton
-
Bideni anulon vizitën në Gjermani për shkak të uraganit "Milton" që po godet SHBA-në