Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se është mirënjohës për dekadat e shërbimit publik të drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle, teksa ka shtuar se së shpejti do ta emërojë një drejtues të ri për agjencinë.
Në një deklaratë, pak pasi Cheatle njoftoi dorëheqjen e saj për shkak të atentatit ndaj ish-presidentin amerikan, Donald Trump, Bideni ka thënë se Cheatle kishte "përkushtim vetëmohues dhe rrezikoi jetën e saj për të mbrojtur kombin tonë". Bideni i uroi asaj "gjithë të mirat".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shqyrtimi i pavarur për të arritur deri në fund të asaj që ndodhi më 13 korrik vazhdon dhe mezi pres të vlerësoj përfundimet e tij. Ne të gjithë e dimë se çfarë ndodhi atë ditë nuk mund të ndodhë më kurrë”, është shprehur Bideni.